Tifo për kandidatin potencial të Vetëvendosjes nga Policia e Pejës

Aktuale

Tifo për kandidatin potencial të Vetëvendosjes nga Policia e Pejës

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 09:38
Afrim Kasapi

Kudo në vendet demokratike, policët përmbahen nga shfaqja në publik e preferencave politike, për shkak të misionit që ata kanë. Mirëpo, siç duket, polici i njësisë speciale në Pejë, Afrim Kasapi, ka bërë të kundërtën.

Ai ka shfaqur preferencat e tij politike duke bërë tifo për një kandidat të pa nominuar ende nga LVV.

Kasapi në një postim të bërë para 11 orësh në Facebook e ka cilësuar, Gëzim Mekulin, si një person të drejtë dhe me respekt për kryetar të ardhshëm të Pejës.

“Një njeri i cili ka një beground shumë të mirë dhe të pastër ku jeton dhe punon në diasporë, një person i tillë i vyn qytetit tonë të Pejës”, ka shkruar ndër të tjera polici Afrim Kasapi.

Mirëpo, një veprim i tillë bie ndesh me misionin e policisë dhe aktet e tyre të brendshme, kjo sepse në ligjin për Policinë, në nenin 2 pikën 1.3. specifikohet qe policët duhet të jenë të paanshëm dhe neutral me bindjet dhe pikëpamjet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat