“Shpërthen” Haxhi Avdyli ndaj deputetes së PDK-së

Aktuale

“Shpërthen” Haxhi Avdyli ndaj deputetes së PDK-së

Nga: N.Sh. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:34
Haxhi Avdyli

Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka kritkuar kolegen e tij nga PDK-ja, Floretë Zejnullahu se u morr me pagën e presidentes Vjosa Osmanit.

Ai tha se paga e presidentit është e njëjta me presidentët paraprak, por dallimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentit Thaqi është se Presidentja Osmani po e mbron kudo tërësinë dhe sovranitetin e vendit e Thaqi i patë vënë kufijtë e Kosovës në pazar.

“Një deputete e PDK-së sot me lot krokodili vajtoi për pagën e Presidentes, e nuk po merret me pagën e saj e tonën si deputetë. Poashtu harroi me qëllim, që paga e presidentit është e njëjta me presidentët paraprak, por dallimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentit Thaqi është se Presidentja Osmani po e mbron kudo tërësinë dhe sovranitetin e vendit e Thaqi i patë vënë kufijtë e Kosovës në pazar. Herë duke lajthitur me bashkimin e Luginës ,herë me komunat e Rankoviqit. Por siq ka lajthitur Thaqi me kufijtë e Kosovës edhe deputetja e Pdk-së ka lajthitur me fjalimin e saj koti”, shkruan Avdyli.

Ndryshe, Zejnullahu ka adresuar një mori kritikash ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.

Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kjo familje po e trajton Kosovën si monarki dhe se të njëjtit marrin rreth 33 paga minimale për një muaj.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu marrin me dhjetëra mijëra euro vetëm paga nga buxheti i Kosovës. Familja presidenciale e Vjosa Osmanit po e trajton Kosovën si monarki, përderisa kjo familja nga buxheti i shtetit brenda 1 viti merr para më shumë se çdo qytetarë i Kosovës. Nga deklarimi i pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kjo familje merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro paga vetëm për 1 vit, bashkëshorti i saj i cili tashmë është avancuar në diplomaci merr mbi 36 mijë euro paga për një vit. Pra familja presidenciale Osmani-Sadriu i marrin buxhetit të Kosovës më shumë se 70 mijë euro gjatë një viti”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat