Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 10:27
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbledhje sot ku do të shqyrtohen tetë projektligje si dhe do të bëhen diskutime për seancën e ardhshme.

Mbledhja do të fillojë nga ora 14:00 dhe do të mbahet në sallën C 301 të Kuvendit.

Rendi i plotë i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA
2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,
12. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat