Në territorin e Serbisë janë më të mëdha pritjet e mërgimtarëve

Aktuale

Në territorin e Serbisë janë më të mëdha pritjet e mërgimtarëve

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit për Kufi në kuadër të Policisë së Kosovës, kolonel Ragip Bunjaku, sot ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai gjatë këtij raportimi foli edhe për fluksin e madh të bashkatdhetarëve ku tregoi se pritjet e tyre po ndodhin kryesisht në territorin e Serbisë.

“Dje për një periudhë të shkurtër ka qenë në Dheun e Bardhë për 500 metra, por ka qenë në territorin e Serbisë dhe ne nuk po kemi mundësi që të ndikojmë që ata ta përshpejtojnë punën”, tha Bunjaku.

Bunjaku tha se në pjesën e Kosovës nuk ka pasur pritje dhe se policia kufitare tashmë ka një plan pune në këtë drejtim.

“Sa i përket Republikës së Kosovës nuk ka pasë pritje gjatë kontrollit të dokumenteve dhe pagesës së sigurimit i cili nga 1 korriku ka filluar të zbatohet. Policia Kufitare e ka planin e vet veror dhe nga 1 korriku ka filluar të funksionojë”.

Ai shtoi se në pikat ku e shohin të nevojshme do të rritet numri i personelit si dhe komandantët e pikave do të përdorin kalimin e lehtësuar kufitar me qëllim që të mos ketë pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat