Xhema: Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot

Aktuale

Xhema: Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:49
Senatori Bob Dole

Përmes një shkrimi autorial, patrioti I njohur shqiptaro -amerikan Jim Xhema ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin tij të lartë për angazhimin për më shumë se tri dekada të Senatorit Bob Dole, për çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot’’ ka theksuar Xhema.

Kjo mirënjohje për kontributin e senatorit Dole, vjen në datëlindjen e tij të 98-të.

Xhema në këtë shkrim autorial kujton angazhimin e senatorit Dole përtë parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran.

Ai ka përmendur tri veprime kryesore, të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e Senatorit Dole për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Vizita e tij në gusht të vitit 1990, i hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Kosovë nga regjimi i Milloshqviqit duke sjellë edhe ‘’Vërejtjen e Krishtlindjes’’ të Presidentit George W. Bush më 1992.

Mbështetja që Dole e siguroi në Senat për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe

Kundërshtimi i fuqishëm i Senatorit Dole, për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve dhe kërcënimet për tërheqjen e forcave ushtarake të SHBA-ve nga Bondsteel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat