Milazim Krasniqi zbulon dy politikanët shqiptar që kanë bërë aleancë me Serbinë, ky është baba i Minishengenit

Aktuale

Milazim Krasniqi zbulon dy politikanët shqiptar që kanë bërë aleancë me Serbinë, ky është baba i Minishengenit

Nga: P.R Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:39
Milazim Krasniqi

Iniciativa e Minishengenit Ballkanik që nga sot do të quhet Open Balkan apo Ballkan i Hapur. Kështu është vendosur sot në Shkup më kuadër të “Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” për tregti të lire, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev.

Ndërkohë këtë nismë e ka refuzuar edhe njëherë Kosova, ku kryeministri Kurti e ka quajtur projekt i Novi Sadit.

E profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka komentuar takimin e sotëm në Shkup, ku sipas tij, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë bërë aleancë me Serbinë, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

BALLKANI I HAPUR, KOSOVA E IZOLUAR. PSE?/

Edi Rama dhe Ali Ahmeti (mban në fuqi qeverinë e Zaevit) kanë bërë sot në Shkup aleancë me Serbinë.

Kjo është situatë absurde për disa arsye, 1. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si shtete anëtare të NATO-s, kanë bërë aleancë me shtetin më antiNATO në Ballkan e në Evropë, me shtetin që faktikisht është “kolona e pestë e Putinit në Evropë.”) Kjo është ajo që shihet me sy. Ndërsa hipoteza se gjasme Serbia po kërkon një mundësi të afrohet me NATO-n e disi të çlirohet nga presioni rus, mbetet të testohet.

2. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me këtë afrim me Serbinë, marrin pjesë aktive në izolimin e Kosovës. Pra, shpërbëjnë hapësirën shqiptare dhe kompromentojnë integrimet shqiptare, në favor të integrimit me Serbinë. Ndërsa, hipoteza se brenda kësaj strukture mund të akomodohet çështja shqiptare e edhe ajo serbe, pa ndryshuar kufijtë, mbetet të testohet. Por, është pak e besueshme. Atë hapësirë e siguron vetëm anëtarësimi në BE.

3. Një ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji që dënon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, në vend se Vuçiqi të izolohej, për mohimin që ia bën gjenocidit, Edi Rama dhe Zaevi (Zaevi është “kryeministri shqiptar” i Ali Ahmetit!) i dhanë Vuçiqit rolin e liderit në ato tre shtete. Pra, de facto Vuçiqi është baba i miniShengenit, përkatësisht i Ballkan Openit. Ndërsa, hipoteza se ai nuk ka do ta keqpërdorë atë pozicion, nuk ka pse të testohet. Ai do ta keqpërdorë në maksimum, veçmas në dëm të Kosovës, nëse ka mundësi.

4. Po Kosova zyrtare si po kundërpërgjgjet? Më duket se Kosova po sillet pak a shumë si në vitin 1912: patriarkale, folklorike, autiste. Kosova u la në baltë edhe në vitin 1912 nga “vëllezërit shqiptarë”, por jo krejtësisht pa fajin e saj. Krerët e saj të asaj kohe nuk dinin bash qartë se çka donin. Për fund: “Ballkan Open” mund të shihet si realizim i doktrinës së Pashiqit, “Ballkani ballkansave.”(Natyrisht, me ballkanasit Pashiqi nënkuptonte serbët si sundimtarë të Ballkanit.) Por, tash ka një ndryshim “të vogël”: NATO është këtu dhe rrjedhimisht formula finale do të jetë: “Ballkani në NATO.” Do s’do Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat