Lladrovci: Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave

Aktuale

Lladrovci: Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave

Nga: A.SH Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:52
PDK

Sot pritet të zgjedhjet kryesia e re e PDK-së.

Ramiz Lladrovci nga PDK ka thënë se nga zgjedhja e kryesisë së re pres më të mirën që mund të prodhojë partia që në ADN të saj e ka UÇK-në, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, kryesia e re duhet tëjetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave

Postimi në Facebook:

Nga mbledhja e sotme e Këshillit Drejtues të PDK-së dhe nga kryetari Memli Krasniqi, pres më të mirën që mund të prodhojë partia që në ADN të saj e ka UÇK-në, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Uroj të zhvillohen punime të mbara të KD-së dhe të emërojë kryesi të unitetit, të përkushtimit dhe vijimit të rrugës së themeluesve të saj të prirë nga Hashim Thaçi me shokë, mbi përkushtimin dhe kontributin e anëtarëve të saj që nga okupimi, gjatë luftës çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit.

Gjithsesi, pres nga Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave.

Energjia pozitive e PDK-së do sa më parë të vihet në veprim, për të rikonfirmuar vlerat e saj, vizionin dhe rrugën euro-atlantike.

Në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, uroj që të dëshmohet uniteti i domosdoshëm për të avancuar vlerat të cilat i riaformoi brenda të gjitha niveleve të organizimit partiak, ish lideri ynë, Kadri Veseli.

Mbledhjes i uroj punë të mbarë dhe suksese ashtu si Këshillit Drejtues, Kryesisë së re dhe kryetarit Memli Krasniqi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat