Edhe komandant Remi i ka dy fjalë për ardhjen e Bregoviçit

Aktuale

Edhe komandant Remi i ka dy fjalë për ardhjen e Bregoviçit

Nga: M.L. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 22:00
Rrustem Mustafa-Remi

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa ka komentuar sonte debatin që po zhvillohet për shkak lidhur me ftesën ndaj këngëtarit serb Goran Bregoviç për të kënduar në Korçë.

Ai tha se para se të merremi me Bregoviçin dhe personalitetet tjera serbe duhet të merremi me personalitetet që përfaqësojnë shqiptarët.

“Pse na hynë në punë Bregovici..!?Sa më shumë që harxhojmë mund dhe mend për me dhënë kshilla për kulturë dhe sjellje për personalitetet e shteteve të rajonit si me: Sheshelin, Bregovicin, Vucicin apo të tjerë, aq të pa vlersuar do të mbetemi ne vet…

Shumë më tepër të kujdesemi për vendin dhe personalitetet që ne na përfaqësojnë!”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat