Aksidenti tragjik në Kroaci, kjo është gjendja e gjashtë të lënduarve

Aktuale

Aksidenti tragjik në Kroaci, kjo është gjendja e gjashtë të lënduarve

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:57
Aksident

Zyra e kryeministri të Kosovës, ka dhënë informacione për personat e aksidentuat në Kroaci.

Sipas një komunikate për media, thuhet se gjashtë persona e lënduar gjatë aksidentit po marrinë në trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

“Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Komunikata e plotë:

Gjashtë qytetarë të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci ende janë në trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët.

Në momentin e aksidentit, që ndodhi më 25 korrik në afërsi të Slavonski Brodit në Kroaci, në autobusin që po qarkullonte në linjën Frankfurt- Prishtinë kanë qenë 67 pasagjerë dhe 2 shoferë.

Në spitalin "Dr. Josip Benčević" kanë marrë ndihmë mjekësore 42 qytetarë. 10 bashkatdhetarë nuk i mbijetuan aksidentit.
Pas përfundimit të trajtimeve mjekësore dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, në Gjermani janë kthyer me aeroplan 7 qytetarë, ndërsa njëri me transport të veçantë.
Në Kosovë, në formë të organizuar dhe privatisht janë kthyer 53 qytetarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës u dëshiron shërim të plotë të lënduarve të hospitalizuar dhe i siguron se do të vazhdojë përkujdesin dhe angazhimin për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat