“Të rejat” e vjetra të PDK: Opozita e Kosovës, sërish në duart e elitës së vjetër

Aktuale

“Të rejat” e vjetra të PDK: Opozita e Kosovës, sërish në duart e elitës së vjetër

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:03
PDK

Sinjalet që dolën nga  Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ishin mjaft të turbullta politikisht. Kryesia që u zgjodh nga ky këshill, përveç Adri Nurellarit nga Tirana nuk solli asnjë risi tjetër politike.

Në thelb,  edhe Nurellari nuk se është risi, ngase ai nuk u zgjodh në kryesinë e PDK-së për kontributin e tij politik në Partinë Demokratike të Kosovës, si në qeverisje apo opozitë.

Ai ka qenë këshilltar tip spin-doktor i Hashim Thaçit e Kadri Veselit, e si pasojë është më shumë një ekspert që përgatit materiale, sesa një politikan i terrenit politik të kësaj partie.

Në Kosovë, Nurellari nuk se ka ndonjë aktivitet të njohur edhe në lëmitë e shkencës që lëvron pra politologjisë në katedrat universitare, që të themi është prurje akademike.

Ndërkaq, nëse do të ishte një zgjidhje politike për të ofruar kuadro nga vendi amë, realisht do të përbënte risi dhe do të sillte një vibrim më shumë në opinionin publik e politik shqiptar.

Por duket se më shumë se e tillë, ai është vendosur si dëshmia e qënies së Kadri Veselit në kupolën e PDK-së, natyrisht me njeriun që për disa vite ka qenë përgatitësi dhe hartuesi i materialeve.

Një mënyrë më e zgjuar e ruajtjes së “vendit”, ndryshe se çe kanë bërë disa figura tashmë tribale si Sami Lushtaku, që ka vendosur të birin deputet, e vetë do të vijojë të tentojë të marrë kreun e komunës së Drenicës.

Gjithsesi, katër emrat e rinj që u zgjodhën në kryesinë e re të PDK-së: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj, janë prurje pozitive që vijnë nga shoqëria. Një sinjal i duhur ky për të arritur një marrëdhënie më direkte me publikun.

Por, ajo që opinioni pret nga një opozitë me probleme të qeverisjes së shkuar dhe gjithashtu me gjithë kupolën në burg, janë lëvizje më të qarta dhe kurajoze reformuese.

Një opozitë që t’i japë fund njëherë e përgjithmonë tribalizmit politik, krahinorizmit, apo mungesës së profesionalizmit dhe inteligjencës kreative. E kjo duhet bërë jo sa për t’i hedhur njerëzve hi syve, por duke zëvendësuar komplet kastën politike drejtuese.

Pikërisht nga kompleksi i “partisë së Drenicës”, PDK nuk ka zgjedhur asnjë anëtar të kryesisë nga komuna e krahina ku kjo forcë politike ka edhe mbështetjen më të madhe. E ky është një absurditet që nuk e kupton dhe as e beson opinioni publik.

Një parti, natyrisht që përfaqësimin do ta ketë nga e gjithë Kosova, por baza e saj mbështetëse  që do t’i japë tonin organizimit.

E kjo bëhet duke zëvendësuar e rinovuar komplet elitën e vjetër. Mirëpo në vend që të kishim largimin e figurave të vjetra e problematike si Lushtaku, sot ne jo vetëm kemi rikthimin e tyre, por është shtuar edhe prezenca e fëmijëve e kushurinjve.

Dikush tjetër, si Veseli ka vendosur eminencën e tij gri, si për të thënë se ai është aty e askush nuk mund të tentojë t’ia zërë vendin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat