Kurti i nxjerr ‘zbuluar’ hotelet e Shqipërisë, ja si ua shtrenjtojnë çmimet turistëve të Kosovës, kurse gjermanëve.....

Aktuale

Kurti i nxjerr ‘zbuluar’ hotelet e Shqipërisë, ja si ua shtrenjtojnë çmimet turistëve të Kosovës, kurse gjermanëve.....

Nga: A.M Më: 9 gusht 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka reaguar pas çmimive në bregdetin e Shqipërisë.

Sipas tij, turistëvë nga Kosova në bregdetin shqiptar po u bëhet padrejtësi, pasi ata po duhet të paguajnë shumëfish më shumë se turistët e huaj.

“Mos harroni turistet shqiptarë nga Kosova deri me dje përbënin 95% dhe ende sot arrijnë 80% të turizmit në Shqipëri!

Është e papranueshme që shqiptarët në shtetin amë të paguajnë më shumë se shtetasit e BE-së të cilët kanë 10 herë të ardhura më të vogla se një qytetar gjerman”, shkroi Kurti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi pilotë

Padrejtësia ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri!

Turistët nga Kosova në bregdetin shqiptar (tek vëllezërit) gjatë muajit gusht paguajnë për:

- një garsionerë për dy persona vetëm me mëngjes mesatarisht 90/100 Euro dita!

Nga ana tjetër Hotelet Shqiptare ju ofrojnë qytetarëve gjermanë në Gjermani:

- 2 javë pushim me çmimin për 1 javë!

- Hotel me 4 yje dhe All inklusive

- Shezlon dhe çadra të përfshira

- Fluturimi vajtje - ardhje të përfshira

E tërë kjo vetëm për 499 Euro për person!

Mos harroni turistet shqiptarë nga Kosova deri me dje përbënin 95% dhe ende sot arrijnë 80% të turizmit në Shqipëri!

Është e papranueshme që shqiptarët në shtetin amë të paguajnë më shumë se shtetasit e BE-së të cilët kanë 10 herë të ardhura më të vogla se një qytetar gjerman.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat