SHSKUK tregon gjendjen e pacientëve me CoVID-19 të shtrirë në spitale: 2 në gjendje të rëndë

Aktuale

SHSKUK tregon gjendjen e pacientëve me CoVID-19 të shtrirë në spitale: 2 në gjendje të rëndë

Nga: M.L. Më: 11 gusht 2021 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës publikoi një raport ditor, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19.

Sipas SHSKUK, janë 186 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 136 prej të cilëve të konfirmuar Covid-19 pozitivë.

“117 me oksigjeno-terapi. 2 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK, 95 pacientë të shtrirë, 54 prej tyre Covid-19 pozitivë, 69 me oksigjeno-terapi. - Klinika Infektive, 53 pacientë - Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë. - Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se në spitalin e Prizrenit, janë të shtrirë 18 pacientë, spitali i Gjakovës, 29 pacientë, spitali i Pejës, 14 pacientë, spitali i Gjilanit, 19 pacientë, spitali i Mitrovicës, 9 pacientë, spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat