E thotë Tolaj: Përzierja e dy vaksinave e rritë më shumë imunitetin, por në Kosovë nuk lejohet

Aktuale

E thotë Tolaj: Përzierja e dy vaksinave e rritë më shumë imunitetin, por në Kosovë nuk lejohet

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:17
Ilir Tolaj

Përzierja e dy dozave të ndryshme të vaksinave antiCOVID e rritë shumëfish imunitetin e të vaksinuarve.

Kështu ka bërë të ditur, Infektologu Ilir Tolaj, i cili ka treguar që një kërkesë të tillë e kishte parashtruar gjatë periudhës kur po e merrte dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, por që nuk i ishte lejuar.

Sipas tij, punonjësit shëndetësor e kanë njoftuar atë se atyre u është dhënë urdhër që një veprim i tillë të mos bëhet.

“Të dhënat e nivelit të autoriteteve shëndetësore botërore po tregojnë që imuniteti shtohet në këto raste shumëfishë ne krahasim me ata që e marrin dozat e njëjta. Edhe unë kur jam vaksinuar dozën e parë e kam marrë AstraZeneca dhe kur shkova të marr dozën e dytë kishte Pfizer por punëtorët shëndetësorë thanë se nuk kanë të drejtë t’i japin vaksinat e ndryshme,” – u shpreh infektologu.

Tolaj tutje iu bëri apel qytetarëve të vaksinohen.

“95% e të infektuarve po hospitalizohen dhe po vdesin në botë nga variant Delta janë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe nuk janë vaksinuar, për këtë arsye apeli im është që njerëzit të vaksinohen”,– u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat