Prapaskenat e kandidatit të VV-së në Vushtrri - Si u zgjodh Arsim Rexhepi?

Aktuale

Prapaskenat e kandidatit të VV-së në Vushtrri - Si u zgjodh Arsim Rexhepi?

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:56
Arsim Rexhepi dhe Kurti

Nasuf Aliu, Besim Muzaqi dhe Sylejman Meholli edhe pse kishin aplikuar në garën e brendshme për kryetar të Vushtrrisë, ashtu siç e parasheh Statuti i partisë, gjithçka është kthyer në pikën zero.

Dhe e gjithë kjo ndodhi pasi Albin Kurti nuk e ka preferuar asnjërin prej tyre.

Sipas burimeve të Gazetës, Kurti ua ka bërë të qartë të tre pretendentëve që s’mund të jenë kandidat asnjëri prej tyre.

“Dhe si kandidat ka preferuar Arsim Rexhepin”, tha ky burim.

Bazuar në preferencat e Kurtit, sipas burimeve, Kryesia e Vetëvendosjes ka marrë vendim që kandidat i kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë të jetë Arsim Rexhepi, i cili kishte aderuar në Vetëvendosje para 3 vitesh.

Rexhepi, i cili ishte për disa vite nënkryetar i AKR-së dhe ishte deputet nga AKR-ja në vitet 2007-2010, kundër Statutit të VV-së po nominohet si kandidat për kryetar të Vushtrrisë.

Pritet që sot edhe Dega e VV-së ta konfirmoj kandidaturën e Rexhepit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat