VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të komunës së Klinës

Aktuale

VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të komunës së Klinës

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 21:50
Lulzim Dragidella dhe Albin Kurti

Në mbledhjen e Grupit Punues të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë është votuar unanimisht si kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LVV në Klinë, Lulzim Dragidella.

VV ka shkruar edhe disa fjalë për prapavijën profesionale të Dragidellës.

“Profesor Lulzimi për shumë vite ka qenë ligjërues i lëndëve të fushës sociale në Universitete të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.

Ai ka studiuar fillimisht në drejtimin e pedagogjisë dhe punës sociale dhe tani mban titullin Doktor Shkence në tri fusha: për shkencat arsimore në Universitetin Alanus, Bonn, si Doktor i Shkencave Arsimore; për të drejtat e njeriut në Universitetin WraclaëWki, Breslau, si Doktor i Shkencave Sociale; dhe, për sociologji në Universitetin e Komenskit në Pressburg, Bratisllavë, si Doktor i Filozofisë”, shkruhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat