​Mijëra të vdekur nga tërmeti në Haiti, reagon presidentja Osmani

Aktuale

​Mijëra të vdekur nga tërmeti në Haiti, reagon presidentja Osmani

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:59
Haiti

Presidentja Vjosa Osmani reagoi përmes një postimi në Twitter pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin duke lënë të vdekur mijëra persona e po aq edhe të lënduar.

“Raportet për tërmetin dhe numrin e të vdekurve janë shkatërruese. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, shkroi Osmani në Twitter.

Autoritetet në Haiti kanë konfirmuar se të paktën 1,297 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi vendin të shtunën.

Rreth 5.700 të tjerë janë plagosur, ndërsa nuk ka një numër të saktë të personave që konsiderohen të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin në rrënoja në kërkim të ndonjë të mbijetuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat