“Tri data kohore që Specialja hetoi Thaçin”/ Naim Miftari ‘trondit’ me këto detaje për Thaçin – çfarë tentoi të bëjë me Shtabin e Rognerit?

Aktuale

“Tri data kohore që Specialja hetoi Thaçin”/ Naim Miftari ‘trondit’ me këto detaje për Thaçin – çfarë tentoi të bëjë me Shtabin e Rognerit?

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2021 Në ora: 15:10
Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka zbuluar disa detaje për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se Thaçi kishte tentuar me disa bashkëpunëtorë të tij, që janë nga Shabi i Rognerit që të bëjnë ‘alibi’ për tri data të cilat hetoheshin nga Gjykata Speciale.

Këtë tentim sipas Miftarit, Thaçi e kishte bërë 2-3 vite para se të arrestohej nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Alibitë!

Hashim Thaçi para se të arrestohej dy, tri vite ma parë, rregullisht kishte tentuat t’i bind disa bashkëpunëtorë të vet, sidomos nga Shtabi i Rognerit që t’i bëjnë alibi të rrejshme, për tri data kohore që Gjykata Speciale me seli në Hagë, prokuroria e hetojke dhe paraqisnin rrezik për Thaçin!

E vërtetë se liria ka emër, e emri i saj është dëshmori, invalidi dhe luftëtari i luftës, por lufta dhe liria ka profiter e përçarës e hajdutë të luftës, e njeri nder të tillët, kryesori quhet Hashim Thaçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat