​Abrashi kundër vendosjes së refugjatëve afganë në Prizren, kërkon lokacion tjetër

Aktuale

​Abrashi kundër vendosjes së refugjatëve afganë në Prizren, kërkon lokacion tjetër

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 19:32
Artan Abrashi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur.

Por vendosja e tyre në ish-kampin e KFOR-it gjerman në Prizren është ide e gabuar.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ish-kampi gjerman në Prizren tashmë është destinuar si Qendër e Inovacionit dhe Trajnimeve dhe përqendrimi i një numri të madh të njerëzve aty nuk do të mundësojë kushte të mira për refugjatët.

“Izolimi do të bëhej i pashmangshëm dhe kjo gjë nuk është humane. Të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat