Xhavit, kush e la vetëm Adem Jasharin?

Aktuale

Xhavit, kush e la vetëm Adem Jasharin?

Nga: H.O. Më: 17 gusht 2021 Në ora: 08:41
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një emision televiziv ka folur rreth një ngjarje që i kishte ndodhur atij, Hashim Thaҫit e Bilall Sherifit në Paris. Haliti thotë se derisa ecnin qytetit të Parisit dy persona të dyshimtë i ndiqnin ata, mirëpo shpëtuan kur kërkuan ndihmën e policisë franceze. Sipas tij, më pas u zbulua se një serb ishte vrarë në Paris, e siҫ thotë ai, ndoshta si ndëshkim që nuk ia kishte arritur qëllimit.

Pas deklaratave të tilla ka reaguar opinionisti Ragip Guraziu. Ai ka kritikuar Halitin se po ‘shet mend në pleqëri’.

Guraziu e ka pyetur Halitin pse u la i vetëm Adem Jashari duke luftuar vetëm me një shtet.

“Ke thënë se askush nuk e ka ditur se një sulm po përgatitej dhe do të ndodhte te familja Jashari. Ai ka thënë se po të dihej kjo gjë, heroi Adem Jashari dhe familja e tij nuk do të liheshin vetëm. Me të vërtet nuk e keni ditë, sepse mu për këtë jemi ku jemi ne sot pas 23 vjetve?! Tani, na me pas ditë që i ndodh Adem Jasharit diçka e tillë, po besoj që s’është dashtë me lanë Ademin n’shpi. Kërrkush s’e ka ditë. Kush ka mujtë me ditë? Po dëgjoj kur po thonë pse e kanë lanë vetëm”, shkruan Guraziu në një opinionin të botuar në Bota sot.

Ai tutje i drejtohet Halitit se tashmë je plakur dhe nuk je për Kuvend.

“Shko ik në shtëpi, se je plakur për Kuvend, nuk po të ka hije më?! Turp i thonë kësaj, se unë disa herë kam shkruar me këtë rast; ku ishit ju të UÇK-së, derisa Adem Jashari luftonte me një shtet vet?!”, shkruan ai./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat