Nëse Serbia, refugjatet sirianë po i vendosë në Presheve, Kosova afganet t’i vendos në Veri te serbët!

Aktuale

Nëse Serbia, refugjatet sirianë po i vendosë në Presheve, Kosova afganet t’i vendos në Veri te serbët!

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:44
Afganët

Emigrantet sirianë edhe pas pese vitesh vazhdojnë të hyjnë në territorin e Serbisë, dhe çuditërisht autoritet serbe vazhdojnë t’i instalojnë në Preshevë përkundër faktit se në Serbi ka edhe shumë kampe tjera!

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë me banor të përzier, shqiptarë, serbë dhe rom.

Vendi kufizohet me Kosovë në jugperëndim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Përbërja demografike, pozita e regjionit dhe jozhvillimi i tij këtë territor e kanë bërë të jetë jo stabil, në të cilin në mënyrë specifike janë thyer rrethanat politike, të sigurisë dhe tjera në Serbi, në Kosovë, dhe regjionin e gjerë.

Me mijëra e mijëra sirianë kanë qarkulluar rrugëve të Preshevës, duke ia mësyrë dyerve të Evropës. Qytetarët preshevarë janë treguar solidarë me sirianët, duke u ofruar ndihma në veshmbathje, ushqim dhe strehim.

Në këtë drejtim Serbia ka përfituar fonde të mëdha parash në emër të tragjedisë së eksodit sirianë.

Si dikur Presheva me siriane, ashtu sot Kosova është bërë kryelajm i mediave botërore për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Kabulin rëfugjatët do t’ia mësyejnë Kosovës dhe disa vendeve tjera evropiane dhe në Ballkan!

Zhvillimet e fundit në Afganistan kanë bërë që Kosova të hapë dyert e të pranojë refugjatë nga ky vend. Por, sipas njohësve të sigurisë, vendi ynë nuk ka kapacitete financiare e as hapësira për të pranuar mijëra refugjatë, për me tepër paralajmërojnë rreziqe në aspektin e sigurisë.

“Serbia, refugjatet nga Siria po i vendos ne Luginën e Preshevës. Beogradi me këtë rast i ka dhënë një mësim të mire Prishtinës! Prandaj, konform reciprocitetit, Kosova afganet t’i vendos në Veri te Kosovës, territor ky që ashtu kështu Kosova s’është kah e gëzon që 20 vjet «çlirim»..” ka thënë Nefail Maliqi, gazetar ndërkombëtar në Gjenevë.

Trash shtrohet pyetja Kosova ku do të strehoje këta refugjatë që mund të kalojnë shifrën mbi 10.000 afganë, që po aq refugjate sot jane edhe shqiptare nga Lugina e Preshevës në Kosov , kur dihet që ekzistojnë vetëm tri hapësira që plotësojnë përballimin e këtij fluksi të madh që janë: Kampi i Njësive Speciale Policore për regjionin e Mitrovicës (Belveder) si dhe kampi ushtarak në komunën e Gjakovës, e cila administrohet nga FSK-ja, dhe kampi i inovacionit në Prizren.

Qeveria e Kosovës, pas kërkesës së SHBA-ve, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presheva viteve të fundit ishte mbipopulluar nga refugjatë siriane qe kishte tejkaluar numrin e banorëve të qytetit!

Refugjatë afrikan nga Greqia e Maqedonia po e vazhdojnë fluksin e largimit për drejt Perëndimit përmes Serbisë, duke u vendosur ne Presheve qe duket de ka prapavijën e vete ose me tendence te afrikanizimit te Luginës ose për t’ia bere jetën konfuze, te padurueshme shqiptareve për t’i nxitur për të ikur nga vendi i tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat