I dyshuari për vrasjen në Ferizaj, para disa kohësh e kishte sulmuar një polic të Kosovës

Aktuale

I dyshuari për vrasjen në Ferizaj, para disa kohësh e kishte sulmuar një polic të Kosovës

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 19:04
Dardan K.

I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan K. i cili ende është në arrati kohë më parë ka qenë në paraburgim për sulm ndaj një zyrtari policor.

Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

“D.K. ka pasur rast për lëndim ndaj një zyrtari policor, për këtë rast i dyshuari ka qenë në paraburgim. Zyrtari policor në kohën kur ka ndodhur sulmi ka qenë jashtë detyrës”, tha Jashari,  për KALLXO.com

Dje në emergjencën e spitalit është sjellë pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.Dy persona të dyshuar, pasi kanë sjellë në spital viktimën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dje.Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashar tha sot përmes një konference për media se shumë shpejt pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë në lidhje me vrasjen e vajzës 18 vjeçare në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat