Avokatja: Rreth vrasjes së 18 vjeçares duhet angazhuar Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë

Aktuale

Avokatja: Rreth vrasjes së 18 vjeçares duhet angazhuar Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka folur rreth rastit të rëndë të vrasjes makabre të 18-vjeçares, e cila u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt, dje.

Gashi-Bytyqi në “Edicionin Special” deklaroi se kjo ngjarje bëhet edhe më e rëndë kur i dyshuari kryesor është në arrati dhe ende nuk është arrestuar nga policia teksa vlerëson se në raste si ky duhet të angazhohet edhe Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë.

“Kjo ngjarje e shoh që ka shkaktuar dhimbje të madhe tek të gjithë e edhe më shumë fakti që personi që dyshohet ende nuk ka arritur të arrestohet”

“Persona që bien ndesh dy-tri herë me ligjin tregojnë se sa të rrezikshëm janë dhe ky rast është edhe më i ndjeshëm pasi i dyshuari kryesor është ende në arrati por në këtë rast duhet të angazhohet e gjithë Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë që me shpejtësi të arrestohet pasi duke marrë parasysh raste të tjera persona e dyshuar që kanë qenë në fillim të hetimeve në arrati nuk kanë arritur që të arrestohen më”, thotë avokatja Gashi-Bytyqi.

Avokatja mes tjerash kërkoi që të gjitha spitalet në vend dhe qendrat e mjekësisë familjare të kenë një protokoll që në rastet si ky i 18 vjeçares të mbajnë shënime dhe të identifikohen më lehtë personat e dyshuar.

“Do të ishte mirë që të bëhet një protokoll brenda spitaleve dhe QKMF-ve që në rastet si ky të identifikohen persona që i qojnë viktimat në këso gjendje dhe pastaj të ndërmerren masat ndaj tyre”.

Mes tjerash avokatja bëri të ditur se të dyshuarit që kryejnë vepra të tilla mund të dënohen deri në 25 vjet ose me burgim të përjetshëm teksa për të dyshuarin e vrasjes së 18 vjeçares tha se kërkon që t’i jepet dënimi i merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat