Musliu e Hasani flasin për Marrëveshjen e Konçulit

Aktuale

Musliu e Hasani flasin për Marrëveshjen e Konçulit

Nga: A.M. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:49
Pamje nga takimi

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit Shefket Musliu, u takua në Gjilan në ,,Kullën e Bashkimit’’, me profesorin me prejardhje nga  Zarbica e Bujanocit.

Shefket Musliu ka organizuar dhe luftuar në mbrojtjen pragun e shtëpisë duke sakrifikuar.

Gjithashtu, ai ishte pjesë aktive e Marrëveshjes së Konçulit të datës 20 Maj 2001.

Gjatë takimit, u bisedua për gjendjen në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Po ashtu, u bisedua për 1 e 2 Mars të vitit 2022, data të cilat mbushen tri dekada nga organizimi i Referendumit të datës 1 e 2 Mars 1992 për një Autonomi Territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë, për shënimin jubilar të kësaj date historike  të shprehur në mënyrë plebishitare.

 Në bisedë u diskutua edhe për Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, të cilat do të duhej ta mbështetësin këtë krahinë me një qëndrim të përbashkët.

Profesori Refik Hasani, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për diskriminim, ka trajtuar e propozuar, si: Reciprocitetin, inicimin që të miratohet një Rezolutë, ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeveritë, formim i një Komisioni miks nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.

Në fund, të takimit u pajtuan që shënimi jubilar i Referendumit të 1 e 2 Mars 1992, të shënohet në mënyrë të dinjitetshme, por edhe për mos realizim të  Marrëveshja së Konçulit do të duhej të parashtrohen pikat që nuk janë  realizuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat