Mehaj pritet me nderimet më të larta ushtarake nga ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Mehaj pritet me nderimet më të larta ushtarake nga ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 19:30
Pamje nga takimi

Në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë s Veriut, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u prit nga homologia e tij, Radmila Shekerinska-Jankovska, me nderimet më të larta ushtarake.

Më pas, të dy ministrat zhvilluan takimin sy më sy, për të vazhduar më tej në nivel të delegacioneve zyrtare. (Gjatë kësaj vizite, të dy ministrat nënshkruan Marrëveshje bilaterale kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, që nënkupton organizimin e trajnimeve nga PARC për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në).

Në konferencën e organizuar për media, të dy ministrat theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm dhe zotimin e tyre që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në interes të të dyja vendeve fqinje si dhe në interes të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Image

Më pas, ministri Mehaj u prit nga Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe  dekani i Akademisë Ushtarake, prof.dr. Mitko Bogdanovski, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin dhe te ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikes së Kosoves në Shkup, Prindon Sadriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat