Sipas Shpend Ahmetit regjistrimi i makinave duhet të bëhet veç për të vaksinuarit

Aktuale

Sipas Shpend Ahmetit regjistrimi i makinave duhet të bëhet veç për të vaksinuarit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:38
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti ka dhënë një teori të re se si duhet bërë kushtëzimi për t’u vaksinuar qytetarët.

Përmes një statusi të hedhur në Facebook, ai tha se vaksinimi duhet të kushtëzohet me regjistrim të veturës.

Pra, kush nuk është vaksinuar, nuk do mundte ta regjistronte veturën.

“Pa u vaksinu s’mundesh me regjistru.  Nga përvoja kjo funksionon në Kosovë” tha ndër tjera Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat