Ministri Aliu merr pjesë në Kongresin Botëror për Ruajtjen e Natyrës

Aktuale

Ministri Aliu merr pjesë në Kongresin Botëror për Ruajtjen e Natyrës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:33
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, po merr pjesë në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili po mbahet në Marseille të Francës.

Kosova është anëtarësuar më 13 Mars 2019, si shtet anëtar në këtë institucion, proces ky që është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pas anëtarësimit në 2019, kjo është hera e parë që Republika e Kosovës do të merr pjesë në këtë kongres si vend anëtar, ku edhe në Asamblenë e Anëtarëve (organi më i lartë i organizatës) do të zgjedhet Këshilli i organizatës, e si vend anëtar, Republika e Kosovës do të mund të votojë për 3 kandidatë.

Themeluar më 1948, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) është organizatë ndërkombëtare që punon në fushën e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, me fokus kryesor të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Funksionet kryesore të Kongresit Botëror janë: të definoj politikat e përgjithshme të organizatës, me ç’rast do t’u jap rekomandime qeverive dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat