Rusia po e furnizon me tanke Serbinë, eksperti i sigurisë tregon planin e ‘madh’ të tyre

Aktuale

Rusia po e furnizon me tanke Serbinë, eksperti i sigurisë tregon planin e ‘madh’ të tyre

Nga: A.M Më: 3 shtator 2021 Në ora: 19:19
Sistemi rus i mbrojtjes raketore “Pancir S” i vendosur në aeroportin e Bajtanicës. Serbi, tetor, 2019.

Rusia po vazhdon ta mbështesë Serbinë me mjete ushtarake, ku kësaj radhe i dhuroi tanke dhe makina të blinduara në vlerë prej 75 milionë euro.

Ndaj këtij donacioni rus, ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në një postim në Facebook ka prralajmëruar se Serbia po ecë për Serbinë e Madhe.

“Një lajm jashtë botës së Covidit - Serbia po ecë jo për "Kosovën" por për Serbinë e Madhe”, u shpreh Shala, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Një lajm jashtë botës së Covidit - Serbia po ecë jo për "Kosovën" por për Serbinë e Madhe.

Rusia i dhuroi Serbisë tanke tip “T-72MS” dhe makina të blinduara për qëllime zbulimi tip “BRDM-2MS” me vlerë rreth 75 milionë euro, dorëzimi i të cilave u bë në kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviç”.

“Ky është një donacion i Federatës Ruse për Ushtrinë e Serbisë në vlerë prej rreth 75 milionë eurosh, e cila përbëhet nga 30 transportues të blinduar tip ‘BRDM-2MS’ dhe 30 tanke të modernizuar tip ‘T-72 MS’, bazuar në marrëveshjen e rënë dakord në Soçi nga dy presidentët Vuçiç dhe Putin.

Ne i jemi shumë mirënjohës për Federatën Ruse, sepse ky është një përforcim i rëndësishëm për Ushtrinë e Serbisë”, tha ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç pas marrjes në dorëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat