Trendafilova tregon pse do ta vizitojë nesër Mitrovicën

Aktuale

Trendafilova tregon pse do ta vizitojë nesër Mitrovicën

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:49
Ekatarina Trendafilova

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova po mban konferencë në Prishtinë lidhur me punën dhe mandatin e Dhomave të Specializuara për çka edhe nesër e organizon një të tillë në Mitrovicë. Ajo është pyetur rreth faktit që mban dy konferenca të ndara në shtetin e Kosovës, se cili është mesazhi politik që e përcjellë kjo gjykatë me këtë veprim.

“Kur i bëni këto pyetje mund të jetë shqetësuese për mua, unë nuk jam politikane, unë ua lë njerëzve profesionistë që vinë çdo muaj për të organizuar takime të tilla. Kam qenë në Prishtinë, nuk kam qenë asnjëherë në Mitrovicë, nëse më thuhet se njerëzit në Mitrovicë duan të të takojnë unë shkoj atje, dua të jem e përgjegjshme”, ka thënë Trendafilova.

Ajo ka folur edhe për rastin e ish-presidentit Thaçi dhe faktit që i njëjti nuk u lirua me kusht për periudhën e paraburgimit, meqë pritet që ky proces të zgjasë më shumë.

“Nëse aktakuza është konfirmuar ndaj një personi, ku kemi dyshim të bazuar mirë, se personi pretendohet të ketë kryer krime atëherë nuk ekziston kjo periudha prej një viti. Një i dyshuar pa aktakuzë nuk mund të mbahet në paraburgim më shumë se një vit”, ka thënë Trendafilova.

“Rreziku për ikje, pengim të procedurave, apo për vazhdim për krimin, gjyqtari i procedurës paraprake e ka paraqitur arsyetimin e tij ose sipas tij ekzistojnë akoma këto rreziqe”, ka shtuar ajo.

Trendafilova ka thënë se janë të fokusuar edhe në mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Unë duke pasur funksion administrativ nuk mund të hamendësoj apo të them ndonjë gjë tjetër. Tani situata është krejtësisht ndryshe, kur jam takuar me këdo që ka qenë i pranishëm me shoqërinë civile, nuk kemi pasur procedura para Dhomave të Specializuara. Tani kam kufizime, do të abuzoja pozitën time nëse hy në ndonjë analizë e lëre më të bëjë ndonjë analizë kritike. Por mbrojtja e dëshmitarëve është diçka në të cilën ne jemi të fokusuar vërtetë shumë sepse gjatë udhëtimit tim të mëhershme, edhe gjykimi më i mire gjyqësor nuk vlen asgjë nëse ai gjykim do të merret në kurriz të jetës apo mirëqenies së njerëzve”, ka thënë ajo.

Trendafilova ka folur për themelimin dhe punën e Dhomave të Specializuara, ku edhe ka treguar se deri kur do të funksionojnë Dhomat e Specializuara.

“Dhomat e Specializuara janë themeluar pas rritjes se pretendimeve se kanë ndodhur krime serioze nga 1998 - 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar. Dhomat e Specializuara do të funksionojnë derisa Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës që te gjitha procedurat, qoftë hetimore, do të kenë përfunduar”, ka shtuar Trendafilova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat