​Anëtarët e VV-së: Kishte shkelje e vjedhje në KQZ, të dërgohen në prokurori

Aktuale

​Anëtarët e VV-së: Kishte shkelje e vjedhje në KQZ, të dërgohen në prokurori

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhjen e sotme kanë ngritur çështjen e auditimit të brendshëm në këtë institucion, duke thënë se kishte shkelje të shumta dhe vjedhje. Ata kërkuan të dinë se pse ende nuk janë dërguar ato shkelje në prokurori, derisa kanë paralajmëruar se ato shkelje do t’i dërgojnë edhe vet.

Në mbledhjen e sotme të KQZ, Alim Rama nga LVV ka kërkuar të di nëse raportet e auditimit të brendshëm janë dërguar në prokurori apo jo.

Pas kësaj kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se derisa nuk e kanë procesverbalin e Komitetit të Auditimit nuk mund të veprojnë apo t’i dërgojnë ato në prokurori. Sipas tij, duhet të respektohet procedurë dhe pa i parë të gjeturat nuk mund të japin vlerësim.

Sami Kurteshi ka paralajmëruar që të gjeturat e auditimit të brendshëm që ka pasur shkelje të shumta madje edhe vjedhje, do t’i dërgojë edhe vetë në prokurori nëse nuk e bënë këtë kryesuesi i KQZ. Ai tha se këtu ka hezitim.

Burim Ahmetaj, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, tha se tashmë mbi 70 për përqind e stafit të angazhuar në zgjedhje janë të imunizuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë janë të imunizuar 36 për qind. Ai tha se tashmë 27 për qind kanë mbetur pa u vaksinuar, prandaj duke marrë parasysh vendimin e MSH që 13 shtatori nuk mund të vijojë punën në administratën publike pa certikita të vaksinimit, kërkoi që nga MSH të kenë prioritet vaksinimi i këshillave të vendvotimeve të subjekteve politike por edhe vëzhguesve.

Me këtë u pajtua edhe Ilir Gashi duke thënë se kjo temë është me gogja urgjencë dhe kërkojë trajtim sa më shpejt në mënyrë që trupat zjedhor të jenë të vaksinuar domosdoshmërisht deri në ditën e zgjedhjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat