Zjarri në Tetovë/ Kurti: Të mos e tolerojmë flirtin me të ligun

Aktuale

Zjarri në Tetovë/ Kurti: Të mos e tolerojmë flirtin me të ligun

Nga: M.L. Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:43
Tetova, të mërkurën mbrëma

Ngjarja tragjike me zjarrin në spitalin e Tetovës, ku humbën jetën 14 persona i ka tronditur të gjithë shqiptarët.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se jetët e humbura në spital, ku duhej të shëroheshin ia shtojnë edhe më tepër tragjizmin kësaj ngjarjeje.

“Me hidhërim të thellë po përjetoj ngjarjen tragjike në Tetovë. Jetët e humbura në vendin (spital) ku duhej të shëroheshin ia shton edhe më tepër tragjizmin kësaj ngjarjeje duke na vrarë të gjithëve nga pak. Në kohën kur të gjithë po përjetojmë pasoja fatale nga Covid, kjo zjarr vënie e qëllimshme apo jo është një kambanë alarmi që të zgjohemi dhe të marrim në dorë fatin si shqiptarë”, shkruan Kurti.

Kurti u shpreh se duhet ndërgjegjësim dhe vënie para drejtësisë së atyre që neglizhojnë, të atyre që korruptojnë dhe atyre që e shesin fatin e jetën e shqiptarit në tregun e gjërave të përdorura.

“Nuk mjaftojnë vetëm ngushëllimet, nuk duhet të fshihemi pas fajësimit të fatit, Zotit apo tjetërkujt, duhet ndërgjegjësim dhe vënie para drejtësisë së atyre që neglizhojnë, së atyre që korruptojnë e atyre që e shesin fatin e jetën e shqiptarit në tregun e gjërave të përdorura. Sot ishte Tetova nesër (largqoftë) mund të jetë një tjetër qytet që renditet në statistikat e ngjarjeve tragjike me gjak dhe jetë të pafajshme shqiptarësh. Prandaj o tani o kurrë ta ndëshkojmë të keqen, të mos tolerojmë flirtin me të ligun që përfundon gjithnjë me një tragjizëm absurd”, përfundoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat