LAJMI I FUNDIT: Presidentja jep lajmin për zgjedhjet, tregon nëse do të mbahen apo jo

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Presidentja jep lajmin për zgjedhjet, tregon nëse do të mbahen apo jo

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:35
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

E plotësuar (20:07) - Presidentja Osmani tha se kur ka ardhur në presidencë kam sjell standard të ri që nënkupton se për vendime që janë në interes qytetar, konsultohen partitë politike, subjektet para se të merren ato vendime, përfshirë ato që kanë të bëjnë me shëndetin qytetar.

“Ky takim i sotëm ka demaskuar të gjithë ata që flasin për skenarë kinse të përgatitur nga presidentja.
Para disa ditësh i kam shkruar IKSHPK-së për të ditur vlerësimin e tyre lidhur me ndikimin e zgjedhjeve në situatën epidemiologjike ku janë përgjigjur se bazuar në raportet e fundit dhe projeksioneve janë të mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor ku ka grumbullim të qytetarëve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e rrezikut nga virusi COVID-19.Kësisoj u rekomanduar nga instituti që të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor dhe tubimet publike të të gjitha llojeve deri në vlerësimin e radhës.Për informatën tuaj ky nuk është vlerësimi i vetëm që kemi kërkuar nga institutit, një vlerësim i ngjashëm u kërkua edhe sa i përket fillimit të shkollave në komitetin për vaksinim ku përfaqësohet edhe presidenca dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë temë.Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në mes të partive në pushtet dhe atyre në opozitë.Përderisa Kushtetuta është e heshtur nevojitet një gatishmëri e gatshme në mes partive për të caktuar një datë të re të zgjedhjeve, ky është standard ndërkombëtarë.
Pra si presidente e vendit e kam për obligim që kanë të bëjnë me datën e zgjedhjeve vetëm pasi ti kem konsultuar këto subjekte dhe duke u bazuar në propozimet e tyre
”, tha Osmani.

Tutje ajo deklaroi se përkundër rekomandimit nga profesionistët shëndetësorë dhe përkundër sulmeve të drejtorit Ramadani, ai rekomandim është nënshkruar nga 11 profesionistë shëndetësorë të gjithë anëtarë të Task-Forcës që merret me pandeminë COVID-19.

Përkundër kësaj, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte që nuk duhet të shtyhet procesi zgjedhor.Kam frikë se një pozicionim i tillë mund të sjellë situata të paparashikueshme mund të sjellë dëm tek qytetarët, por e respektoj qëndrimin e partive politike por s’do të thotë se pajtohem me këtë qëndrim.Pajtimi eventual i partive politike do tu mundësonte profesionistëve shëndetësorë të vendosin situatën pandemike nën kontroll dhe nga rreziku i variantit Delta dhe ai Mu që mund të vijë edhe pse shpresojmë që nuk do të vije në shtetin tonë.Ligji për zgjedhje parasheh se ato mund të mbahen deri në 30 ditë pas përfundimit të mandatit të kryetarëve, ku shtyrja më e madhe do të mund të ishte diku dy muaj. Por për profesionistët shëndetësorë do të nënkuptonte një ndihmesë të madhe që të marrin nën kontroll situatën që është në spitalet tona.Do të liroheshin nga barra e madhe në momentin që do të binin infeksionet. Meqenëse nuk ka pasur pajtim në mes të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, nuk ka për momentin bazë të mjaftueshme apo bazë të krijuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për shtyrje të zgjedhjeve.E drejta për të votuar është e shenjtë, siç është edhe përgjegjësia jonë për të ruajtur atë. Por mbi të gjitha është e drejta për jetë që s’duhet të ruhet vetëm nga individët, por edhe nga shteti.E pikërisht këtë kam dashur ta ruaj kur kam ftuar përfaqësuesit politik në takim”, shtoi Osmani.

***

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se data e zgjedhjeve komunale do të mbetët 17 tetori.

Osmani tha se kjo është për keqardhje, pasi rekomandimi i IKSHPK-së thotë ndryshe. Mirëpo siç thotë ajo, për shtyrje të zgjedhjeve nuk kishte konsensus.

Para se të thirrja takimin kam kërkuar analizë nga IKShPK-ja lidhur me procesin zgjedhor. Është rekomanduar nga Instituti të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor. Ky nuk është vlerësimi i vetëm që ne kemi kërkuar nga Instituti, një vlerësim i tillë është kërkuar edhe për fillimin e shkollave dhe kemi marrë përgjigjen e institutit për atë çështje. Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë. Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtoj me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta fus në kontroll situatën”.

***

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka bërë të ditur që zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor.

Ajo u shpreh se respekton partitë politike edhe pse për të njejtin vendim nuk është dakord.

***

Emilia Rexhepi nga komuniteti boshnjak pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua për zgjedhjet lokale,  ka thënë se janë për shtyrje të datës së zgjedhjeve deri në pranverë.

“Kemi pasë qëndrime të ndryshme – disa parti politike janë për zgjedhje disa nuk janë.

Ne jemi për mos me pas zgjedhje dhe me respektu kërkesën e doktorëve. Zgjedhjet të mbahen në pranverë e jo tash”.

Ndërsa Qazim Rrahmani, përfaqësuesi i Partive së Ashkalinjve për Integrim, ka thënë që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

***

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me krerët e partive dhe presidenten Vjosa Osmani lidhur me mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve.

Abdixhiku para mediave tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve. Tutje ai tha se kjo është një ditë e mirë për demokracinë e vendit.

“Në situatën e tanishme unë fillimisht kam bërë një propozim për liderët e aprtive për shkuritmin e fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje vetëm nga zotri Krasniqi dhe nga zotri Haradinaj, nuk kam marrë përgjigje nga zotri Kurti”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së shtoi se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare.

“LDK do të ushtroj vullnetarisht fushtatë pesë ditore ose hiç, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Nje skenar i tillë politik nuk bën të ekzekutohet pasi në pyetje është demokracia, s’ka të bëjë me vullnetin e zgjehdje, nuk kishte pajtueshmeri për shtyejren e zgjedhje. Kjo është një ditë e mirë për demokracinë. Ne duhet të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë por mbi të gjithë qeveria”, shtoi ai.

***

Krasniqi ka thënë se krahas shëndetit të qytetarëve duhet të ketë edhe shëndet demokratik, duke shtuar se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, që jemi të gatshëm edhe ta pezullojmë fushatën, që të ketë respektim rigoroz të respektimit të masave, po ashtu kërkova nga Qeveria t’i jep prioritet vaksinimit të personave të përfshirë në KQZ. Nëse do të ketë vaksinim ditor deri në 20.000 vaksina në ditë, ne deri në ditën e zgjedhjeve mund të kemi deri në 800 mijë ta vaksinuar”, ka thënë ai.

***

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka folur pas takimit që e ka ftuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike ku është diskutuar lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Krasniqi para mediave tha se nuk beson se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

“Besoj se nuk do të ketë shtyrje por besoj që presidentja do të marrë vendimin pas takimit”.

Ai tha se janë të gatshëm që ta minimizojnë ose ta heqin fare fushatën konvencionale.

“Ne jemi të gatshëm që të minimizohet deri në maksimum që të zvogëlojmë fushatën zgjedhore por edhe ta heqim tërësisht fushatën konvencionale me takime”.

***

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para mediave pas mbledhjes me krerët e partive politike dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Kurti, pas përfundimit të deklarimit lidhur me shtyerjen e dates së zgjedhjeve lokale, ide për të cilën kreu i ekzekutivit u shpreh pro saj, refuzoi të pyetet nga gazetarët. I njëjti tha se e ka një urgjencë që ta takojë një delegacion nga Austria.

“Vendimin e merrni vesh pasi të mbarojë mbledhja, unë kam folur për qëndrimin tonë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tani më duhet të shkoj urgjentisht në Qeveri pasi që presim një delegacion të madh nga Austria”, është deklaruar ai përpara medieve.

Kurti ka bërë të ditur para gazetarëve se Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur shtyrjen e zgjedhjeve lokale, duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së.

“Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale” ka thënë ndër të tjera ai.

Pas orës 19:00, pritet të ketë konferencë për medie pas takimit konsultativ të presidentes me subjekte politike lidhur me zgjedhjet komunale. 

***

Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve, fushata do të zgjasë pesë ditë

Muharrem Nitaj nga AAK-ja pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ka thënë që zgjedhjet e 17 tetorit do të mbahen në po atë datë.

“Zgjedhjet do të mbahen në ditën e caktuar siç kanë qenë të shpallura. Presidentja Osmani deklaroi se pa konsensus politik, nuk ka mandat dhe nuk do t’i shtyjë zgjedhjet”, tha ai.

***

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se si parti janë që të shtyhen zgjedhjet lokale.

Pas takimit me presidenten dhe partitë politike, Kurti tha se janë të pajtimit që zgjedhjet të shtyhen sipas rekomandimit të IKShPK.

"Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen. Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë", tha ai.

Kurti tha se nuk krahasohen zgjidhet lokale me ato nacionale, duke përmendur edhe mundësinë e balotazhit.

Image

***

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rekomandimin e IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.

Presidentja Osmani bëri të ditur se pas përfundimit të takimit do të ketë adresim për media.

Kryeministri ​Kurti në Presidencë, pas pak nis takimi për zgjedhjet

Image

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar mbi rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, është paraqitur në takim së bashku me shefen e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

Gjithashtu e pranishme ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 17:00 ka ftuar në takim partitë politike për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat