Pas takimit të krerëve të partive politike me presidenten Osmani, reagon Nisma: Nuk kemi pasur ftesë për këtë takim

Aktuale

Pas takimit të krerëve të partive politike me presidenten Osmani, reagon Nisma: Nuk kemi pasur ftesë për këtë takim

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:24
Fatmir Limaj

Ndonëse nuk e ka kaluar pragun zgjedhor dhe nuk është pjesë e Kuvendit, Nisma ka njoftuar se nuk ka marrë ftesë nga presidentja e vendit për këtë takim.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, subjekti i Fatmir Limajt ka deklaruar se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve dhe nuk ka arsye për shtyrje të tyre.

“Presidentja e vendit, ka ftuar sot krerët e partive politike për të diskutuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim.

Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e Nismes, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Presidentja e vendit, ka ftuar sot krerët e partive politike për të diskutuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në këtë takim, ajo ka ftuar edhe “Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim.

Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve.

NISMA është që të shkurtohet ose anulohet në tërësi fushata klasike, dhe të organizohet në forma tjera, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat