“Gjykimet do të jenë të rënda”/ Naim Miftari: Askush nuk dënohet pa fakte, por ka mundësi...

Aktuale

“Gjykimet do të jenë të rënda”/ Naim Miftari: Askush nuk dënohet pa fakte, por ka mundësi...

Nga: N.Sh Më: 15 shtator 2021 Në ora: 16:32
Gjykata Speciale

Ish-eprori i lartë i UÇK-s dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për procesin e Gjykatës Speciale, pasi kjo e fundit sot filloi me gjykimin e Sali Mustafës.

Specialja sot ofroi dëshmitë e saj për Mustafën, ku tha se viktimat që akuzohet Mustafa ishin pjesë e LDK-së.

Në anën tjetër, Naim Miftari konsideron se askush nuk do të dënohet pa fakte.

Sipas tij, dikush edhe nëse ka kryer krime mund të lirohet, në mungesë të provave dhe dëshmive.

Gjykimet do të jenë të rënda dhe do të ketë gjëra deklarata jo të këndshme, shumë negative që deri tani nuk janë dëgjuar kurrë më parë, një është e sigurt nuk dënohet askush pa fakte, pa dëshmi bindëse, por edhe ka mundësi reale që dikush edhe pse ndoshta është fajtor për ndonjë krim mundet edhe të lirohet, vetëm në mungesë të provave dhe dëshmive!”, shkruan Miftari.

Ndërsa këtë prokurorin Amerikanin të Uashingtonit disa kanë me pa edhe në ëndrra të frikshme për shumë vite!”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat