Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnett

Aktuale

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnett

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:30
Jeffrey M. Hovenier

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier i cili pritet ta pasojë ambasadorin aktual, Philip Kosnett pasi konfirmimit nga Senati amerikan.

Hovenier aktualisht është zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Washington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Kujtojmë se Kosnet në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar sot se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri.

Të qenit Ambasador i SHBA në Kosovë ka qenë një nder i madh. Unë largohem i sigurt në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe zëvendësi im Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ri”, ka shkurar Kosnett.

Ndërsa mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat