Manovrat ushtarake në veri, ​Rama ka një kërkesë për Serbinë

Aktuale

Manovrat ushtarake në veri, ​Rama ka një kërkesë për Serbinë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:08
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kërkuar Serbisë ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe të largohet nga manovrat ushtarake në kufij, pas vendimit për reciprocitet.

Në konferencën për medie, pas takimit me homologun e tij kosovar, Rama tha se manovrat ushtarake të Serbisë nuk i mbrojnë serbët lokal të veriut, por i japin hije të së kaluarës.

"Është për të ardhur keq që sot jemi dëshmitar të manovrave ushtarake të Serbisë në kufijë me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët lokal të veriut. Ato manovra janë hije e të kaluarës", tha ai.

Rama e konsideroi legjitime vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve, por tha se duhet të gjendet një zgjidhje përmes dialogut.

"Reciprociteti është një normë legjitime e drejtë e Kosovës, por edhe një marrëveshje në Bruksel. Por problemi duhet të zgjidhet me dialog dhe të shmangë konfliktin në këtë pikë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat