​Sveçla merr pjesë në Panairin tradicional të mbrojtjes e hapësirës ajrore të Detit Adriatik

Aktuale

​Sveçla merr pjesë në Panairin tradicional të mbrojtjes e hapësirës ajrore të Detit Adriatik

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:49
​Sveçla merr pjesë në Panairin tradicional të mbrojtjes e hapësirës ajrore të Detit Adriatik

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i ftuar nga ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Mario Banozhiq, do të marrë sot pjesë në Panairin tradicional të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Detit Adriatik 2021 në Split, e cila është ekspozita më e madhe e pajisjeve dhe armëve ushtarake në atë zonë.

Ministri Sveçla theksoi se kjo është një mundësi e mirë e njoftimit me të arriturat e fundit në industrinë e armëve dhe pajisjeve ushtarake, si dhe vendosjen e bashkëpunimit me shumë shtete që e kanë të zhvilluar dhe të avancuar këtë industri.

Përgjatë kësaj ekspozite ministri Sveçla do të zhvillojë takime bilaterale edhe me homologët e tij që përfaqësojnë shtetet aleate të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat