Ky është afati deri kur duhet të hiqen Njësia Speciale dhe bllokadat në veri

Aktuale

Ky është afati deri kur duhet të hiqen Njësia Speciale dhe bllokadat në veri

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 13:19
Ilustrim

Kosova dhe Serbia sot kanë arritur marrëveshje lidhur me targat. Marrëveshja është arritur pas takimeve në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshje, njësitet speciale të policisë dhe bllokadat e vendosura në rrugët që dërgojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak duhet të largohen prej aty jo më vonë se në orën 16:00 të së shtunës.

“Njësitet speciale të Polcisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 2021 në orën 8:00 deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë Bërnjak”, thuhet në marrëveshje.

Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat