Imer Mushkolaj i reagon ashpër Shpend Ahmetit: Je vet turpi

Aktuale

Imer Mushkolaj i reagon ashpër Shpend Ahmetit: Je vet turpi

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:19
Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, i cili më herët e thumboi përmes një postimi ën facebook.

Ahmeti ka thënë se, pikën më të lartë që e ka Mushkolaj si analist, është munduar të ia shes atij si pikën më të ulët potenciale për të.

E pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i Mushkolajt i cili thotë se, njerëzit si Shpendi nuk kanë turp, por janë vetë turpi.

Shpend dështaku, sinonim i dembelizmit dhe papërgjegjësisë, paska gjetë kohë me u marrë me mu. Unë i bona nder, tu i propozu me u marrë me analiza politike, masi ka dështu n'politikë, edhe pse jam i bindun që kish dështu edhe aty. Po të isha n'vend të tij, m'kish ardhë turp me folë. Po njerëzit si ky nuk kanë turp. Janë vetë turpi”, shkruan Mushkolaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat