Ahmeti: Refuzimi i projektit për gasin na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga Serbia

Aktuale

Ahmeti: Refuzimi i projektit për gasin na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga Serbia

Nga: M.L. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 19:32
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti konsideron se debati aktual rreth çështjes së gasit është i shtruar gabimisht.

Sipas tij, këtu nuk është çështja a je pro apo kundër Amerikës por çka bën ky vendim për Kosovën.

“Siguria energjetike është çështje e sigurisë nacionale. Dështimi i termocentralit të ri dhe refuzimi i shtrirjës së gypave për gas në gjithë Kosovën, na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga energjia elektrike nga Serbia ose përmes Serbisë që e bën Serbinë me fuqi të panevojshme në Kosovë”, potencon Ahmeri.

Pra, sipas Ahmetit kostoja është e nënvlerësuar sepse nuk përfshin rëndësinë e sigurisë.

P.S. Projekti i gasit nuk ishte për blerjen e gasit por parashihte shtrirjen e infrastrukturës për gas në krejt Kosovën që të na jep mundësine të vendosim se a bljemë gas apo energji nga burimet tjera. Projekti përfshinte një grant 200 milion nga ShBA e 97 milion kredi nga BERZH: Kjo mundësi është humbur. Tash në qoftë se duam të bëmë të njejtem gjë do të jetë shume e shtrenjtë dhe goxha e vështirë me u lidh me TAP”, nënvizoi ai.

Në fund kreu i Prishtinës që është edhe ekonomist me profesion thotë se gasi kushton më lirë se qymyri, ka rezerva të mjaftueshme si dhe ka mesatarisht 50 përqind më pak emitime të gaseve se qymyri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat