Flet shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Aktuale

Flet shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:43
Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, tha se ndihet krenar me pjesëtarët e kësaj njësie dhe me Policinë e Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se ndjehet i privilegjuar që shërben në këtë njësi.

“Për gati 20 vjet me i shërby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe! Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë.” shkroi Gërguri.

Image

Tutje i pari i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës tha se kjo i bën ndër institucionet më të besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat