Policia e krimeve ekonomike arreston një person të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës apo autoriteti zyrtar”

Aktuale

Policia e krimeve ekonomike arreston një person të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës apo autoriteti zyrtar”

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 20:10
Ilustrim

Sot me datë 05.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjate kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës.

Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim:

682 Shkresa të Gjykatës

512 Fatura të tatimit mbi pronë

337 Fatura te Valës

57 Dërgesa Ndërkombëtare

200 Shkresa të Trustit

197 Fatura të Bankave

7 Shkresa të Ministrisë së Bujqësisë

18 Dërgesa nga Komuna e Lipjanit

1 Dërgesë nga AKP

14 Dërgesa nga Përmbaruesit privat

1 Dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor

Në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim ti dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare.

Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat