Kryeministri i saj shtrëngoi duart me kryeministrin Kurti/ Pacolli ka një mesazh për Spanjën

Aktuale

Kryeministri i saj shtrëngoi duart me kryeministrin Kurti/ Pacolli ka një mesazh për Spanjën

Nga: M.L. Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:04
Behgjet Pacolli

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar zhvillimet e djeshme në samitin e Bërdos në Slloveni, ku është ndalur tek shtrëngimi i duarve ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Spanjës Pedro Sanchez.

Pacolli në një postim në Facebook,shkruan se Spanja nuk duhet të ngrejë kritika kundër kryeministrit Sachez.

“Spanja duhet të jetë krenare për vizionin e Kryeministrit të saj Pedro Sanchez dhe të mos ngrejë kritika kundër tij pse ai shtrëngoi dorën me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkruan Pacolli në Facebook.

Sipas tij, Spanja demokratike nuk mund të mbyllet në kafazin e atyre që urrejnë demokracinë dhe civilizimin.

“Pablo Hipsan, Pablo Casado dhe ata të llojit të tyre duhet ta dinë se kosovarët me shqiptarët luftuan krah për krah për demokracinë e Spanjës. Pra, Pse ju shqetëson shteti demokratik i Kosovës?”, përfundoi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat