Injoroi viktimat e gjenocidit serb/Profesori tregon arsyet e heshtjes së BE-së ndaj dhënies së Nobel-it për Handken

Aktuale

Injoroi viktimat e gjenocidit serb/Profesori tregon arsyet e heshtjes së BE-së ndaj dhënies së Nobel-it për Handken

Nga: M.L. Më: 7 tetor 2021 Në ora: 13:35
Peter Handke

Po bëhen dy vite që kur shkrimtari austriak, Peter Handke u shpall fitues i çmimt Nobel për Letërsi.

Dhënia e çmimit për Handke-n në vitin 2019 do të ngjallte reagime të ashpra, sidomos në Kosovë e Bosnje, pasi shkrimtari në fjalë ishte përkrahës i Serbisë në luftrat dhe gjenocidin ndaj dy venteve.

Lidhur me këtë, publicisti Milazim Krasniqi thotë se dhënia e Çmimit Nobël për letërsi Peter Handkes, shkrimtarit austriak që ka qenë avokat i gjenocidit serb kundër boshnjakëve e kundër shqiptarëve, ka qenë paralajmërimi i qartë lidhur edhe me qëndrimin refuzues që do të mbante Bashkimi Evropian ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në Bashkimin Evropian nuk pati reagime serioze ndaj vendimit skandaloz të Akademisë Suedeze të Shkencave, e cila faktikisht e shpërbleu një shkrimtar që ishte avokat i krimit të gjenocidit. E gjitha u paketua në emër të lirive estetike, të lirisë së shprehjes, të pavarësisë së Akademisë, të cilat u mbrojtën më shumë se sa viktimat e gjenocidit, ndaj të cilave Peter Handke jo vetëm që nuk ka treguar mëshirë, por ka shprehur mllef”, u shpreh profesori në një postim në Facebook.

Sipas tij, duke e mbrojtur të drejtën e Serbisë (pamfleti “Drejtësi për Serbinë”) Peter Handke ka injoruar viktimat e gjenocidit serb dhe ka apeluar për krijimin e Serbisë së Madhe, nën maskën e gjoja mbrojtjes së Jugosllavisë, saktësisht ashtu si e kishte konceptuar Sllobodan Millosheviqi.

“Pse pati aq shumë heshtje e hipokrizi ndaj vendimit të Akademisë Suedeze për nderimin e Handkes në mbarë Bashkimin Evropian? Arsyet e asaj heshtjeje dhe të atij injorimi fshehën në qëndrimin që mbajnë shumica e shteteve të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor. Shumica e atyre shteteve, me Francën në krye, Ballkanin Perëndimor e konsiderojnë si një apendiks të Evropës, si trup i huaj, në të cilin janë të kuptueshme e të lejueshme atavizmat dhe barbaritë”, përfundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat