KFOR-i dhuron donacion për Departamentin e Gazetarisë

Aktuale

KFOR-i dhuron donacion për Departamentin e Gazetarisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 13:44
KFOR-i dhuron donacion për Departamentin e Gazetarisë

Departamenti i Gazetarisë ka pranuar donacion në vlerë prej gjashtë mijë euro nga KFOR-i. Të premten këtij departamenti të Fakultetit të Filologjisë i janë dhuruar pajisje të transmetimit direkt. Këto pajisje do të mundësojnë transmetimin e ngjarjeve të ndryshme, po ashtu studentët do të kenë mundësi të përgatiten për tregun e mediave.

Ky donacion është arritur përmes profesoreshës së Departamentit të Gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj e cila tha se KFOR-i përveç që ka qenë partner i shtet-ndërtimit të Kosovës, ka përkrahur edhe Universitetin e Prishtinës.

Shahini-Hoxhaj: Ky donacion do të bëjë të mundshëm transmetimin e shpejt

"Në kohën në të cilën po jetojmë është shumë e rëndësishme dhe e jashtëzakonshme vetëm objektiviteti i mediave, por edhe shpejtësia e informimit. Prandaj, ky donacion do ta bëjë të mundshëm transmetimin e shpejt dhe të lëvizshëm të Kosovës. Ju falënderoj përzemërsisht që në një kohë enorme të shkurtër ju keni mund të na siguroni këtë donacion”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se për më pak se shtatë muaj janë siguruar këto pajisje në vlerë prej gjashtë mijë euro.

E, prorektorja Albulena Blakaj theksoi se ky donacion do të ndihmojë gjithë Universitetin e Prishtinës.

Blakaj: Ky donacion do të ndihmojë gjithë Universitetin e Prishtinës

"Me sjelljen e këtij donacioni do ta ndihmojë jo vetëm Departamentin e Gazetarisë por gjithë Universitetin e Prishtinës. Falënderoj shumë edhe Departamentin e Gazetarisë për punën e madhe që bën, Institutin e Medias, profesoreshën Remzije, e cila ka arritur të siguroj donacionin, natyrisht përmes jush. Uroj shumë që në të ardhmen të kemi ndihmë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in edhe të kemi mundësi të bëjmë më shumë për studentët”, ka thënë Blakaj.

Ndërsa, profesori Alban Zeneli ka folur për rëndësinë e këtyre pajisjeve, ku theksoi se deri më tani kanë qenë të pajisur me sistemin me kabllo, i cili ka qenë vështirë për shfrytëzim të transmetimin live.

Zeneli: Kjo do të rrit mobilitetin për punë

“Sistem i transmetimit të sinjalit, prej kamerës wifi, nga 50 metra deri te mikseri. Ka nevojë pa kabllo fare mund t’i lëvizim. Kjo e rrit mobilitetin në punë. Është një sistem që prej këtij transmetuesi dërgon sinjalin tek tjetri që lidhet radiomikserin. Dhe në këtë mënyrë ne kemi mundësi, kemi tri të tilla, që të mobilizojmë studion tonë secilën hapësirë të Universitetit të Prishtinës me shndërrua në studio të vogël televizive me anë të së cilës mund të transmetojmë live në rrjetet sociale, por edhe në platforma të tjera”, ka theksuar ai.

Këto pajisje janë vendosur në “MediaLab”, i cili është themeluar dy vjet më parë dhe është donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studentët e Gazetarisë do të kenë mundësi të përdorin teknologjinë më të re të kamerave, regjisë, montazhit dhe regjistrimit të zërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat