Haki Abazi tregon pse heqja e vizave s’u fut në përfundimet e Samitit të Sllovenisë

Aktuale

Haki Abazi tregon pse heqja e vizave s’u fut në përfundimet e Samitit të Sllovenisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 15:16
Haki Abazi

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, pas takimit që zgjati një orë e gjysmë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ka thënë se janë biseduar çështjet e integrimeve evropiane për Kosovën me theks të veçantë kërkesën e kahmotshme për liberalizimin e vizave.

Sipas Abazit, heqja e vizave për kosovarët nuk u fut në konkluzionet e dala nga Samiti i Brdos për shkak se, siç thotë ai, procesi i integrimit dhe heqja e vizave janë dy çështje krejt të ndara.

Abazi tha që në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë dhe idenë që të ketë riformatim dhe trajtim të barabartë të dy vendeve në këtë proces, ndërsa sipas tij Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka qenë temë që nuk është përmendur në takimin me Szunyog.

Në ndërkohë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë nuk ka pranuar të flasë për gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat