Milazim Krasniqi pas aksionit në veri: Vërtet, nuk arrij ta kuptoj këtë politikë të qeverisë Kurti 2

Aktuale

Milazim Krasniqi pas aksionit në veri: Vërtet, nuk arrij ta kuptoj këtë politikë të qeverisë Kurti 2

Nga: M.L. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 12:00
Milazim Krasniqi

Publicisti dhe profesor universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar kundër aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Në një postim në Facebook Krasniqi ka shkruar se tri ditë para zgjedhjeve lokale Kosovës i duhet paqe dhe qetësi e jo shok-bomba e protesta të dhunshme.

Kosovës i duhet qetësi e paqe tri ditë para zgjedhjeve lokale, e jo shok-bomba e protesta të dhunshme. Kontrabanda në veri nuk ka filluar sot, ajo nuk është ndalë kurrë. Ka mundur të pritej e hëna, për veprime adekuate”, shkruan Krasniqi.

Sipas tij, kështu, është nxitur edhe më shumë homogjenizimi i serbëve për zgjedhjet e së dieles.

“Është rritur mundësia e ndërhyrjes edhe më të madhe të Serbisë në veri. Vërtet, nuk arrij ta kuptoj këtë politikë të qeverisë Kurti 2, e cila shkon në dëm të Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat