Presidentja Osmani pjesëmarrëse në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Aktuale

Presidentja Osmani pjesëmarrëse në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:35
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim , Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën, kanë njoftuar të mërkurën nga Zyra e Presidentes.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet më 15 tetor ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat