Pesë shtatzëna humbën jetën nga COVID-19, flasin nga Klinika Gjinekologjike

Aktuale

Pesë shtatzëna humbën jetën nga COVID-19, flasin nga Klinika Gjinekologjike

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:27
Ilustrim

Për tre javë asnjë grua shtatzënë nuk u trajtua në Klinikat e QKUK-së për COVID-19. Ndërsa brenda këtij viti, pesë gra që po prisnin fëmijë, kanë vdekur si pasojë e virusit.

Këtë e konfirmoi edhe Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

‘’Për fat të mirë, për tre javë nuk kemi pasur shtatzëna të prekura nga COVID-19’’, u shpreh Ismaili.

Ndërsa, pesë gra shtatzëna kanë vdekur nga COVID-19 në vend vetëm brenda këtij viti.

-Shtatzëna 42 vjeçare V.P. nga Gjakova humbi jetën nga COVID-19 në prill të këtij viti.

-Përveç nga Gjakova, edhe një 42 vjeçare nga Prishtina  e konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor e cila gjithashtu kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

-Rasti tjetër ishte ai i shtatzënës nga Deçani që nuk u mbijetoi pasojave që ia solli COVID-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë as foshnja e saj ngase u lind para kohe.

-COVID-19 i mori jetën edhe një 28 vjeçareje nga Vushtrria po ashtu shtatzënë, e cili ishte në javën e 25-të të shtatzënisë.

-Ndërsa me 1 shtator humbi jetën dhe një tjetër grua shtatzënë nga COVID-19. Ajo jetonte në Gjermani, por që erdhi në Gjilan për pushime dhe nuk ishte e vaksinuar.

Disa nga këto shtatzëna edhe rezultuan pozitive me variantin DELTA të COVID-19, variant i cili u tregua mjaftë i ashpër duke rritur numrin e rasteve dhe vdekjeve në vend edhe të moshave të reja.

Lidhur me variantin DELTA edhe u.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha se akoma është dominant në vend.

‘’Nga të dhënat e IKSHPK-së, te ne mbi 98% dominon varianti DELTA’’, tha Vishaj.

Kujtojmë se brenda 24 orëve asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga COVID-19 ndërsa nga 2 mijë e 332 testime 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës ndërsa deri më sot gjithsej 654 mijë e 325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat