“Ku ta marr atë forcë kur i shoh fëmijët kaq të mërzitur”/ Gruaja e Astrit Ademajt me dedikim rrënqethës për bashkëshortin e vrarë

Aktuale

“Ku ta marr atë forcë kur i shoh fëmijët kaq të mërzitur”/ Gruaja e Astrit Ademajt me dedikim rrënqethës për bashkëshortin e vrarë

Nga: M.L. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:50
Astrit Ademaj

Valbona Ademaj, bashkëshortja e ish- kandidatit të PDK-së për komunën e Pejës, Astrit Ademaj, që u vra një muaj më parë, ka bërë një dedikim prekës sot në ditën e zgjedhjeve lokale.

Ajo ka shkruar se në vend se fëmijët ta shikonin babanë e tyre duke votuar, gjithçka është zëvendësuar me mërzi e lule tek varri i tij.

Valbona ka thënë se drejtësia në zbardhjen e rastit do ia qetësonte shpirtin sado pak.

Postimi i plotë i Valbonës:

Sot në ditën kur do të votonim për ty Astrit, në vend që fëmijët të shikonin babin e tyre duke votuar, ata shikonin përmes Tv me lot në sy e shumë të mërzitur njerëz duke të hedhur lule te varri yt

Ngushëllimi që e marr vazhdimisht nga secili që takohem është ‘ Bonu e fort për fëmijët ‘, po ku ta marr atë forcë kur i shoh fëmijët kaq të mërzitur që brenda vetës po vuajnë për babin e tyre e në anën tjetër kujdesen për mua duke u munduar të më kursejnë nga mërzia.

Astrit ashtut qysh mke thon çdoherë ‘ EDHE ME VDEK SE KAM DERT, SE E DI QFARË FMIVE PO LO PAS VETES, ASHTUT QYSH KAM DASHT PO BOHEN FMIJA ‘ ke pas plotësisht të drejt, shpresojë të rriten të përgjegjshëm ashtut qysh kemi dasht dytë!

Drejtësia në zbardhjen e rastit mbas kësaj tragjedie na e qetëson shpirtin sadopak, që Aela e Buroni ta din të vërtetën pse iu është vrarë babi, pse këtyre iu ndalua të kenë babën e tyre afër ashtu si fëmijët tjerë.

I lusim të gjitha organet kompetente që sa më shpejt të zbardhin këtë rast!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat