Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Aktuale

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Dy të burgosur janë arratisur sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan, transmeton arbresh.info.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

A.K dhe Sh.Xh janë të arratisurit në këtë rast.

Dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH. Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese. A.K, është i denuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i denuar me dy vite për veprën penale, asgjesim apo demtim i pasuris,vjedhje. Aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndersa për rastin janë njoftuar Policine e Kosoves”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat